Gramsh-Shpella e Kabashit, atraksion turistiko-historik

1 Minuta Lexim

Shpella_e_Kabashit  në rrethin e Gramshit. Ndodhet në afërsi të fshatit Kabash, në lartësinë 900 metra mbi nivelin e detit. Është e njohur nga banorët e zones, edhe si Shpella e Farricës.

Hyrja e saj është gati-gati e padukshme. Kjo, pasi është e ngushtë. Në brendësi të saj gjendet një bukuri e rrallë dhe mjaft tërheqëse. Syri të rrok forma të çuditshme,  të krijuara nga Stalaktitet dhe Stalagmitet. Ka hapësira të ngushta, zgjerime, degëzime dhe labirinthe nëntokësore. Vende-vende mund të gjejmë dhe grumbullime rrjedhje ujërash.

Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), kulturore, didaktike dhe turistike. Ka nisur vonë të vizitohet nga të apasionuarit vendas.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull