Jo shumë vonë! Studimi më i ri shkencor tregon orën e saktë kur duhet të flini

2 Minuta Lexim

Një analizë tregon orën më të përshtatshme për të shkruar në shtrat, rezultat i hulumtimeve të dekadave të fundit.

Bazuar te një studim i titulluar Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka përfshirë gjurmimin e shëndetit dhe zakoneve të stilit të jetesës të më shumë se 500,000 britanikëve gjatë 30 viteve, studiuesit analizuan të dhënat duke filluar nga viti 2006.

Grupi i shkencëtarëve qenë në gjendje të merrnin disa nga këto të dhëna – që kishin të bënin me rreth 88,000 pjesëmarrës – dhe t’i përdornin për të gjurmuar raportin midis zakoneve të gjumit dhe prirjes për të zhvilluar sëmundje të zemrës gjatë pesë viteve e gjysmë që pasuan.

Sipas studimit, të botuar në revistën European Heart Journal — Digital Health, konkretisht, ata që shkonin në shtrat vazhdimisht midis orës 22:00 dhe 11:00 kishin incidencën më të ulët të problemeve të zemrës. Njerëzit që shkonin në shtrat pas mesnate çdo ditë kishin një shans 25% më të lartë për të zhvilluar probleme me zemrën.

Autori kryesor i studimit Dr. David Plans i Universitetit të Exeter, sugjeroi se të shkosh në shtrat ose “shumë vonë” ose “shumë herët” mund të ndërhyjë në ritmet cirkadiane të trupit të njeriut, gjë që mund të ketë një efekt më të drejtpërdrejtë për sëmundjet e zemrës.

“Ndonëse ne nuk mund të përcaktojmë shkakun nga studimi ynë, rezultatet sugjerojnë se gjumi i hershëm ose i vonë mund të ketë më shumë gjasa të prishë orën e trupit, me pasoja negative për shëndetin kardiovaskular,” tha Plans në një deklaratë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull