Një grua ka treguar për ndjekësit e saj në rrjete sociale, pendesën më të madhe që ka përjetuar para se të martohej.
Nicole Pellegrino, e cila i ka dhënë fund beqarisë në fillim të këtij viti, është shprehur se nuk i ka pëlqyer fakti se u ka treguar njerëzve fustanin e nusërisë para ditës së madhe.
Sipas saj, mendimet e shumta të njerëzve rreth fustanit të bardhë, mund t’ju prishin veshjen tuaj. Përmes një postimi në “TikTok”, ajo shprehet se mund tua tregosh vetëm mamit, vjehrrës dhe të dashurit.
“Pendesa ime më e madhe. Më dëgjoni, mos i tregoni askujt fustanin e dasmës para ditës së madhe. Ja pse. Ua tregova fustanin tim të gjithëve dhe nga mimika që bënin kuptova se nuk e pëlqyen atë, edhe pse nuk e thanë me fjalë. Njerëzit janë gënjeshtarë të mëdhenj, edhe pse mundohen shumë të mos e shfaqin. Kështu që edhe nëse ju pëlqen shumë fustani juaj dhe ndiheni mirë me të, këto opinione të vogla mund të ndikojnë e t’ju prishin ditën”, shkruan nusja e re në rrjetet sociale.