“Nga të vjen gjithë ai helm, diktator…”/ Grida Duma dhe Taulant Balla përplasen në parlament

3 Minuta Lexim

TIRANË – Tensione ka patur ditën e sotme në Kuvend mes Taulant Ballës dhe kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë se Basha e ka krahasuar Kodin e Sjelljes së Kuvendit me letrën e banjës.

Teksa ka marrë fjalën për procedurë, Balla ka patur një përgjigje dhe për Bashën,por edhe për deputeten e Partisë Demokratike Grida Duma, të cilën e akuzoi se “po hedh helm”.

Kjo është Kushtetuta, kjo është rregullorja, ky është kodi i sjelljes, secila në hirearkinë që unë rendita. Ju mund të keni përçmimet tuaja për secilën prej tyre, por në këtë sallë kushdo që do ti shkelë do marrë ndëshkimin e duhur.

Ju nuk po respektoni të drejtën e fjalës së gjithësecilit, nuk e kuptoj zonja kryetare e Kuvendit, që një deputet të marrë fjalën dhe në atë moment të mos flasë askush, ky është parimi themelor i parlamentit.

Unë ju garantoj që, zonja ka një problem shumë të madh me veten që sa herë që flet fyen, është një keqardhje shumë e madhe, një zonjë vjen këtu dhe derdh helm që në orën 10 të mëngjesit, unë ua qaj shumë hallin, por asnjë nga këto nuk është statuti i PD, me atë nuk merremi ne, me këto tre libra harrojeni se ndonjë nga ju do ta shkelë.

Statutin e PD mund ta lexoni si të doni, qoftë si e do babai, qoftë si e doni ju. Vetëm kështu ata baballarët e sistemit politik që kemi zgjedhur, Kushtetuta tuan shtetin, rregullorja tuan Kuvendin, ke një problem shumë të madh, fjalën e merr kur ta jep Kryetari i Kuvendit.”- tha Balla

Për replikë të fjalës së Taulant Ballës është ngritur Duma e cila ka treguar se nga është e nxitur për të folur në këtë lloj mënyrë. Ajo e quajti Taulant Ballën, “diktator të Elbasanit”.

“E di ku e gjej helimin, ku kam shkuar tek Zona e ketij dhe thoshin njerezit mos te na kap kamera se e ka prvatizuar aui te gjithen, te mos na heq dhe kete copë toke që kemi marrë për të shitur këto 3 domate. Tek diktatori i atij vendi. Ju nuk ekzistoni politikisht, se si njerëz ekzistoni. Ndryshoni pak mendësi dhe bëni këtë, ndryshoni këtë. “-tha Duma.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull