Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur sot në parlament teksa fjalën e mori deputeti i PD, Ervin Salianji.
Teksa nisi të akuzonte deputetin e PS, Erjon Braçe, se ishte pjesë në përgjimet e prokurorisë italiane për Rezart Taçin, aty nisi dhe debati mes tyre.
Braçe e kundërshtonte nga vendi, ndërsa Salianji kaloi në ofendime: “O mos më fol mua ashtu ti o kone, çohu në këmbë çohu”.
“Kjo hipokrizia sikur këtu ka disa gra ministre e deputete bëjnë të prekurat për një fjalë që nuk prek askënd, kurse kur km i drejtohet kryetares së parlamentit për mbarimin e fjalës i kthehet. Ka 10-fishuar pasurinë e saj dhe bashkëshortit të saj zonja Bushka. Prandaj del dhe bën këtu si engjëll, por nuk është engjëll. Zotëria, parafolësi im 40 milionë euro me tendera. ky zotëria që del dhe bën si më i shqetësuari, në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin. A je ti zv.kryeministri që del në përgjime. Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta”, tha Salianji.
Menjëherë pas kësaj Salianji është sulur për ta goditur, por është bllokuar nga truprojat.
Menjëherë Nikolla sinjalizoi mbylljen e seancës.