Ka shkuar në 9 numri i skuadrave në mbarë globin që kanë siguruar kualifikimin në fazën finale të “Katar 2022”, event që do të zhvillohet nga 22 nëntori deri më 18 dhjetor.
Kuptohet përfaqësuesja e parë e kualifikuar është vendi organizator, në këtë rast Katari, ndërsa të tjerat e fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes nëpërmjet raundeve kualifikuese në konfederatat e Afrikës, Azisë, Europë, Amerikës Veriore dhe Qendrore dhe Amerikës së Jugut. Është rast i veçantë ai i Oqeanisë, që ende nuk i ka nisur ndeshjet eliminatore për shkak të pandemisë (pritet të zhvillohet në mars 2022).
Skuadrat e kualifikuara:
Vendi organizator: Katari.
Europa: Belgjika, Kroacia, Danimarka, Franca, Gjermania, Serbia dhe Spanja (në play off: Portugalia, Rusia, Skocia, Maqedonia e Veriut dhe Suedia).
Amerika e Jugut: Brazili.