Gjykata liron nga burgu anëtarin e Bandës së Durrësit (EMRI)

1 Minuta Lexim

TIRANË –  Një tjetër anëtar i bandës së Durrësit ka dalë nga burgu, edhe pse përkohësisht.

Bëhet fjalë për shtetasin Selman Heta, ndaj të cilit trupi gjykues në Mat ka vendosur “lirimin me kusht nga qelia”.

Selman Heta, i vetëquajtur vrasës me pagesë, është personi që ka zbërthyer gjithë veprimtarinë e Bandës së Durrësit, por më pas gjatë procesit i ka tërhequr deklaratat e tij.

Sipas të dhënave, Selman hetës i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite e 6 muaj burgim. Nga ana tjetër, raportohet se prokuroria e Matit e ka kundërshtuar vendimin dhe ka apeluar.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull