Policia Elbasan- Takim me Forumin e Gruas për parandalimin e kriminalitetit

1 Minuta Lexim

U zhvillua takimi me  Forumin e Gruas në Elbasan. DVP Elbasan, organizoi këtë takim promovues për çështjen e barazisë gjinore dhe dhunës me bazë ligjore. Të pranishëm në këtë takim përfaques të Mekanizmit Kombëtar të Dhunës; Drejtues të Policisë së Qarkut Elbasan; të Zyrës së shërbimit Social; të Zyrës Vendore Arsimore; Zyrat e Punës; Specialist të Policisë në Komunitet; Psikolog; Përfaqsues Ligjor etj. Qëllimi kryesor i këtij takimi është krijimi i urave të bashkëpunimit ndër-institucional  për parandalimin e kriminalitetit në Qarkun e Elbasanit.

Në kuadër të fushatës sensibilizuese të dhunës në familje dhe asaj me Bazë Gjinore, do të vijojnë një sërë aktivitetesh dhe takimesh me grupin multi-disiplinor, ndërinstitucional sëbashku me pushtetin vendor.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull