Dëgjesat publike ka ditë, që organizohen nga Bashkia e Cërrikut. Kryetari i bashkisë Cërrik, z Andis Salla, ka preferuar të jetë vetë në cdo dëgjesë publike, sesa të cojë përfaqësuesit e tij. Takimet kanë vazhduar në dy Njësitë Administrative të Sulovës, e cila është një zonë ku punohet fort dhe do një vëmendje të vecantë edhe nga pushteti vendor. Kreu i bashkisë ka ftuar edhe emigrantët, që të marrin pjesë direkt në këto takime me anë të vidiokamerave.
Për dëgjesën në fshatin Selitë, si prioritet është vënë rikonstunksoni i shkollës ‘’Beqir Sade’’ , bashkërendimi i punës mes Drejtorisë së Ujrave për ndërtimin pritave dhe betonizimi i përroit në këtë fshat. Po ashtu zgjidhja e problemeve me OSSHE, për cështjen e energjisë elektrike, ku e gjithë zona ka shkëputje dhe më e rëndësishmja është rregullimi i vulave në sahatë dhe largimi i tyre nga shtëpia, që mos ketë abuzime, as nga matësit e OSSHE dhe as nga individët.
Të dilla dëgjesa vazhdojnë në Njësitë e tjera Administrative të kësaj Bashkie me afro 65 mijë banorë.