Gjykata e Fierit ka vendosur masën “Arrest me burg” për Klodian Çalamanin i cili vrau në mënyra makabre 8 vjeçarin Mateo Vasiu.
Autor i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiunuk u paraqit në sallën e gjyqit për shkak të tensioneve jashtë ambientit të Gjykatës nga familjarët të cilët kerkonin varjen e Çalamanit.
Kujtojmë se familjarët e 8-vjeçarit, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në oborrin e banesës së Çalamanit, janë vendosur prej disa orësh në gjykatën e Fierit, ku kërkojnë përballje me autorin. Ata njëzëri kanë kërkuar dënimin e tij me vdekje.