Dashi
Në punë do të përballeni me momente plot me tension, por mos e humbisni durimin. Mbani qetësinë.
Demi
Një fundjavë shumë e bukur për ju, ndaj mos e humbisni. Në punë është një kohë e shkëlqyer për të menduar.
Binjakët
Sot është dita e duhur për të folur për gjithçka që ju shqetëson. Në punë zgjidhni një çështje të rëndësishme.
Gaforrja
Duhet të filloni patjetër të planifikoni të ardhmen tuaj duke u nisur nga karriera dhe puna që doni të bëni.
Luani
Do të përjetoni emocione shumë të bukura. Në punë, edhe nëse do të keni disa shqetësime të vogla, në fund do të dilni fitues.
Virgjeresha
Ditë të rëndësishme për ndjenjat, ndaj jini të vendosur. Në punë, kjo periudhë e muajit është e dobishme për zhvillimin e projekteve të reja.
Peshorja
Luhatje në historinë tuaj të dashurisë, që me shumë mundësi vjen nga distanca e partnerit/partneres. Në punë do të merrni shpërblime.
Akrepi
Duhet të relaksoheni e të planifikoni diçka të këndshme për partnerin. Në punë, kujdes në marrëdhëniet që mund të kalojnë në çështje personale.
Shigjetari
Partneri/partnerja është i/e ftohtë ndaj jush. Në punë, nëse keni diskutime apo përplasje me drejtuesit, diskutojini pas datës 24 të këtij muaji.
Bricjapi
Ndiheni plot energji. Filloni të përjetoni gjëra që ju japin shumë emocione. Në punë ruani vendosmërinë dhe pozitivitetin që ju dallon.
Ujori
Do ia dilni të lini pas cdo zënkë në dashuri. Në punë, nuk ka ndonjë lajm të veçantë, por do të jetë një ditë që vijon e qetë.
Peshqit
Kini kujdes mos të nxisni debate të kota. Ndërsa në punë, nëse duhet të bëni një kërkesë, rekomandohet ta paraqisni duke filluar nga data 22.