Rritën shpejtësinë për të shmangur policinë/ Aksidentohet furgoni me emigrantë, 7 viktima dhe 7 të plagosur

1 Minuta Lexim

Një aksident tragjik u regjistrua orët e para të mëngjesit të sotëm, ku 7 persona humbën jetën dhe 7 të tjerë u plagosën në Egnatia Odos, në Greqi.

Fugoni i mbushur me emigrantë të paligjshëm është përplasur fatalisht me anësoret e rrugës dhe më pas është përmbysur, pasi shoferi me origjinë moldave duke rritur shpejtësinë tentoi të dilte nga rruga Egnatia. Ngjarja e rëndë erdhi si pasojë e dëshirës së emigrantëve për të shmangur policinë, pasi i bëri shenjë të ndalonte.

Ende nuk është bërë me dije identiteti i viktima, ndërsa të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital për të më marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull