Një tjetër shtet merr vendimin drastik, izolon të pavaksinuarit

1 Minuta Lexim

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi në një fjalim drejtuar kombit kufizime të reja për të pavaksinuarit.

 

Nga e hëna, ata që nuk janë të imunizuar ose vaksinuar nuk do të mund të hyjnë më në “vendet e mbyllura” publike, duke përfshirë restorantet, kinematë, teatrot, muzetë dhe palestrat.

 

Për më tepër, ekzekutivi vendosi të reduktojë kohëzgjatjen e lejes së gjelbër në 7 muaj për personat që janë mbi 60-vjeç për t’i inkurajuar ata që të marrin dozën e tretë sa më shpejt të jetë e mundur.

 

“Greqia mban zi për viktimat e shmangshme sepse thjesht nuk ka përqindjen e vaksinimeve të vendeve të tjera evropiane”, tha kreu i qeverisë së Athinës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull