Ish kandidati për kryetar partie të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet e fundit brenda PD-së.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Kadilli shkruan se demokratët nuk i duan më drejtuesit aktualë dhe se tashmë e njohin paaftësinë e tyre.
“Lëshojini karriget nëse nuk duroni dot komentet e demokratëve. Drejtuesit më të lartë të PD-së kanë ditë që po ankohen e po qajnë se janë ofenduar nga komentet e demokratëve në rrjetet sociale. Duket se nuk kuptojnë një fakt të thjeshtë: demokratët nuk i duan më! Demokratët duan t’i heqin! Demokratët janë ngopur dhe nuk tolerojnë dot më ata që vetëm dështojnë dhe humbasin! Janë demokratët të ofenduar me këta drejtues që i tallin demokratët me idiotizma të tipit nuk i lëshojmë karriget se ato u duhen për të ‘mbrojtur sakrificat e demokratët’. Demokratët nuk janë budallenj, ata e njohin paaftësitë e tyre, e shohin luksin e tyre që nuk ka ardhur nga lufta kundër Edi Ramës! Po nëse nuk i durojnë dot komentet dhe kritikat e demokratëve, e kanë të thjeshtë të shpëtojnë: të lëshojnë karriget dhe të vazhdojnë jetën e tyre. Demokratët nuk kanë nevojë për ta”, shkruan Fatbardh Kadilli.