Ftesë SPAK-ut ta hetojë/ “Arben Ahmetaj mashtrues i pashpirt”

4 Minuta Lexim

Duke marrë shkak nga deklarata e zv.kryeministrit Arben Ahmetaj se buxheti i vitit 2022 është më i miri në 30 vitet e fundit ka ardhur një reagim i fortë nga ish-ministri, ish deputeti dher eksperti i ekonomi-financave Profesor Doktor Arben Malaj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Malaj bën thirrje që opozita ti kërkoj Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe korrupsionit, SPAK, nisjen e një hetimi me objekt për mashtrim publik, përfitime personale dhe partiake, për disa ministra.

Postimi i plotë i Malajt:

Mesazhi kryesor: “Buxheti 2022 – buxheti i mashtrimit të qeverisë dhe thellimi i paqëndrueshmërisë së financave publike”

Mashtrimi është i keq për çdo individ. Mashtruesit qeveritare  janë një gjë e keqe  shoqërinë dhe nje barre e rende veçanërisht për taksapaguesit. “Manipulimi dhe fshehja e shifrave të rritjes së borxheve të parregjistruara dhe të papaguara – që fshehin nivelin real të borxhit dhe rrezikun real të paqëndrueshmërisë financiare te vendit – janë shpërdorim detyre – janë vepër penale dhe dënohen me ligj”.

A nuk ishte ky mashtrues që gënjen në mënyrën më të pashpirt famioljet e demtuara nga tërmeti duke shtuar si donator për tërmetin një bankë nga vendet islame që do të jepte rreth 480 milionë dollarë ne konferencen e doantoreve per termetin?

Riinvestimi po financohet nga taksat shqiptare dhe rritja e borxheve të financuara nga eurobondet.Pas tre vitesh, qeveria ka përthithur vetëm 36% të shumësqe  pretendohet se u arrit si mbehstetje nga donatorët e kësaj konference.

Ja pse eshte shume e lehte te kutohet qe keta nuk ishin “lypesaret me te mire”  por mashtruesit me te keq edhe ne rast te fatkeqesive kaq te  dhimbeshmenjeresore.

A nuk ishte ky mashtrues publikisht që garantoi se Bechetti nuk do të përfitonte asnjë qindarkë nga gjoba prej 120 milionë dollarësh për një vendim arbitrar dhe arrogant të qeverisë kur ishte ministër i financave dhe duhej të mbronte taksapaguesit nga këto gjoba qe rrezikojne te shkojne deri ne 350 milion euro??

A nuk ishte ky që i gënjeu taksapaguesit shqiptarë se do t’i nxirrte paratë nga dheu  per  Teatrit të ri të Tiranës??

Sipas buxhetit 2022 po nxjerr xhepat e varfër të taksapaguesve shqiptarë nga eurobondi që do paguajnë shqiptarët.

Austriakët nuk kishin frikë të hetonin kancelarin e tyre për përvetësim të parave publike në manipulimin e opinionit publik për përfitime elektorale.

Parlamentet austriake sapo i hoqi imunitet ish kancedlarit  Kurz, i cili  derisa akuza të provohet akuza e ngritur  është ligjërisht i pafajshëm. Por hetimi i prodhimit filloi pa pengesë apo vonesë.

Shfirat realë të treguesve ekonomikë dhe buxhetorë  te buxhetit 2022  janë shumë të ndryshme dhe shqetësuese  nga realiteti i sheqerosur mediatik i shumicës

Pse SPAK dhe opozita shqiptare kanë frikë të kërkojnë një hetim të fokusuar për mashtrimin publik për përfitime personale dhe partiake të disa ministrave aktualë të qeverisë që kanëkeq prsorur paratë publike për të manipuluar opinionin publik??.

Frikë, pa aftësi apo të dyja bashkë ??

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull