Peticioni për Mateon merr firmat në Elbasan

1 Minuta Lexim

Familjarët e Mateos së vrarë në mënyrë më mizore nga Klodian Çalamanin, kanë mbërritur në qytetin e Elbasanit. Ata po vazhdojnë fushatën e mbledhjes së firmave për peticionin, që duan t’i drejtojnë Qeverisë.  Ata kërkojnë drejtësi dhe ashpërsim të tejskajshëm të ligjit për Klodian Calamanin dhe dënimin e tij kapital.

Ata qëndruan për disa orë në qendër të qytetit, përballë teatrit “Skampa”. Kanë qenë me dhejtra e dhjetra qytetarë, që kanë firmosur për peticionin. – “Shtet nuk kemi, ligje nuk ka. Ndodhin në gjithë botën ngjarje të tilla, por jo si kjo në Fier. Për këtë rast, duhet ta bëjmë vetë ligjen, varjen e ka pak”- u shpreh një studente. – “Nuk mendoj se dënimi me vdekje na kushtëzon për ëndërrën europiane”- u shpre  një qytetare.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull