Zonat Perëndimore do të paraqiten me vranësira të shpeshta gjatë paradites duke gjeneruar herë pas here shira të izoluar, por pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta.
Sipas MeteoAlb, pas mesditës vranësirat do të shtohen në edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë duke gjeneruar rrebeshe afatshkurtër.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në orët e para të ditës ndërsa mesdita sjellë rënie.
Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.