Pamjet e aksidentit tragjik në Bullgari/ Dëshmia: Pasagjerët u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar flakëve

1 Minuta Lexim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Bullgari, ku humbën jetën 45 pasagjerë të një autobusi nga Maqedonia. Ministri i Brendshëm bullgar, Bojko Rashkov tha se flakët mund të jenë shkaktuar nga shkëndijat, por ende mbetet mister si u përfshi nga zjarri autobusi.

Mes viktimave janë edhe 12 të mitur, dy binjakë. Në aksident ka humbur jetën edhe shoferi. 5 persona, 2 gra dhe 5 burra kanë shpëtuar dhe ndodhen në spital. Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut tha se autobusi po kthehej për në Shkup me turistët që kishin qenë në Stamboll.

Maya Argirova, shefe e klinikës së djegieve në Pirogov shprehet se njerëzit janë me trauma të rënda, kanë humbur të afërmit, fëmijët. “Ata u hodhën nga xhamat e autobusit, prej nga kanë marrë lëndimet” shtoi Argirova. Autobusi ka hyrë përmes pikës kufitare Kapitan Andreevo mbrëmë pak pas orës 21:00. Rreth orës 3.00 ka ndodhur aksidenti në autostradën në drejtim të Sofjes – Bllagoevgrad.

Pas aksidentit, autostrada e Strumës do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjithë ditës, të paktën në drejtimin Sofje-Balgoevgrad, në të cilin udhëtonte autobusi.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull