Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me tragjedinë e tmerrne në Bullgari ku si pasojë e shkrumbimit nga flakët të një autobusi me turistë nga Maqedonia e Veriut ku humbën jetën 45 persona, ndërsa 7 ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
Kreu i PD-së përmes një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
“I shokuar nga tragjedia e tmerrshme në Bullgari që shkaktoi humbjen e kaq shumë jetëve të pasagjerëve, përfshirë shumë bashkombas tanë e mes tyre shumë të mitur. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Zoti ju dhënë forcë në përballimin e kësaj dhimbje të tmerrshme”, shkruan Basha.