Nga Besim Dybeli
Takimi i dytë i shkrimtarëve dhe poetëve elbasanas, konkludon në krijimin e “Klubit të Krijuesëve”, të këtij qarku. Një bashkëbisedim në bibliotekën “Qemal Baholli” të Elbasanit, ku nuk kanë munguar edhe sugjerimet për përzgjdhjen e kryesisë, kjo e fundit është formësuar. Votimi ka qenë elektronik privat për kandidaturat e kësaj kryesie.
Në përfundim, pjesëmarrësit kishin votuar me shumicë votash, Kryetare, Elena Xhina, Nën/ kryetarë, Behauddin Gashi dhe Elisabeta Myftari. Ndërsa anëtarë të kryesisë, Alfred Molloholli, Valbona Kalo, Marsela Neni dhe sekretare, Greta Teta. Janë përcaktuar edhe koordinatorët për tri nënprefekturat e këtij qarku. Për Librazhdin, Fatbardha Alimeta, Peqinin, Astrit Kaziu dhe për Gramshin, Pozaet Qose.
Të zgjedhurit janë figura të njohura në fushën e krijimtarisë në këtë qark dhe do të shërbejnë si promotorrë të zgjerimit të Klubit dhe vlerave përcjellëse të tij në fushën e poezisë, prozës, artit e kulturës.
Pas përfundimit të dokumenatcionit, pritet edhe regjistrimi i tij, që të marrë formë ligjore.