RUSI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një operacion i madh shpëtimi është duke u zhvilluar sot në Rusi pasi 75 minatorë qymyri janë bllokuar nën tokë pas një shpërthimi masiv të eksplozivëve.
Sipas Mirror Uk, një shpërthim i madh ndodhi në një thellësi prej 250 metrash në minierën e qymyrit Listvyazhnaya në rajonin e Kemerovës të Rusisë.
Sipas dyshimeve të para rreth 30 minatorë mund të kenë ndërruar jetë pasi kontakti me ta është terësisht i pamundur dhe nuk ka asnjë sinjal jete deri më tani. Nga ana tjetër rreth 44 prej të shpëtuarve kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Raporti i Interfax tha se një “mosfunksionim i pajisjes” ose “shkaqe natyrore” shiheshin si shkaku i shpërthimit. Ekipet e kërkimit janë duke punuar ende për gjetjen e minatorëve të bllokuar nën tokë.