Nga Gëzim BASHA –
Enver Hoxha u bë sunduesi me antiamerikan i Europës jo për shkaqe ideologjike, por ngaqë përfaqsuesit e Misionit amerikan ne Shqiperi e përçmonin si një tip pa intelekt e pa kulture, si një temperament me prirje të theksuara terroriste.
Për t’i siguruar vetes sundimin, Enver Hoxha preu cdo lidhje me sponsorin kryesor te mbijeteses se shtetit shqiptar, e izoloi vendin nga perendimi, dhe orkestroi per pragmatizem personal, avazin propogandistik me antiamerikan te kontinentit.
U duk se në vitin 1990, populli shqiptar tha: “Kurrë më,” por nuk qe e thenë. Tridhjetë vjet me vonë, Sali Berisha, nje tjeter monster, po aq e rrezikshme, ka mare flamurin e rreckosur te antiamerikanizmit per te nisur nje aventure po aq te neveritshme, e po aq te rrezikshme sa ajo e Enver Hoxhes. Kete here rrethanat, per fat te mire nuk jane te njejtat. Shqiperia e vitit 2021, nje vend i NATO-s, nuk eshte ajo e vitit 1944.
Sali Berisha është në esencë një enverist pa Enverin, një temperament parapolitik me natyre terroriste; moralisht dhe financiarisht, i korruptuar, nje mbetje politike e izoluar ne pritje te ndeshkimit qe do te vulose perfundimisht mbylljen e nej kapitulli te erret ne historine Shqiptare. Karburanti per tanket serbe, prishja e zgjedhjeve te 26 Majit, 150 viktimat e Tropojes, 28 te vraret e Gerdecit, 4 protestuesit e pafajshem te 21 Janarit te egzekutuar nga snajperet e tij, apo ish te perndjekurit e vetdjegur rrugeve te Tiranes, jane pikat me te zeza ne jeten e tij politiko-gotike, por jo te vetmet…
Llumi i llaftores se tij ambulante nuk e shplan dot zullimin e as zavallet qe ky tiran i erret ju ka sjelle Shqiptareve. Rekrutet e tij mediatike, ato kamikaze “ylefesh” dhe gjithe vulgu i sylesheve te tjere, jane shume pak per t’ja zgjatur grahmat e fundit.
Te vdekurit vazhdojne ti zgjaten floket dhe thonjte, por i vdekuri kurre s’mund te ringrihet.