Kryeministrja suedeze jep dorëheqjen disa orë pas zgjedhjes

2 Minuta Lexim

Vetëm pak orë pasi u emërua kryeministre e re e Suedisë, Magdalena Andersson njoftoi dorëheqjen e saj. Arsyeja është mosmarrëveshja për planet buxhetore me partneren e koalicionit.

Magdalena Andersson tha se i kishte kërkuar lirimin nga detyra Presidentit të Parlamentit, Andreas Norlén. Norlén e miratoi kërkesën e socialdemokrates për shkarkim dhe njoftoi se do të kontaktojë me drejtuesit e partisë për të diskutuar për situatën. Ai tha se të enjten pasdite do të japë më shumë informacione se si të vazhdohet më tej.

Andersson ishte zgjedhur po atë ditë paradite nga Parlamenti Suedez si gruaja e parë kryeministre e Suedisë. Arsyeja e dorëheqjes së saj vetëm pak orë më pas ishte një propozim i opozitës për buxhetin, i cili pak më vonë u miratua nga parlamenti.  Qeveria është i detyruar t’i përmbahet këtij propozimi.

Magdalena Andersson tritt am Tag ihrer Wahl zur Ministerpräsidentin unmittelbar zurück

Andersson planifikon të kthehet sërish në krye të qeverisë

Pas kësaj partia e gjelbërt, e cila është në koalicion me socialdemokratët, njoftoi se do të largohej nga qeveria – sepse buxheti i ri ishte negociuar nga opozita, që përbëhet nga të moderuarit (Moderata samlingspartiet), kristiandemokratët (Kristdemokraterna) dhe nga populistët e djathtë, Demokratët e Suedisë (Sverigedemokraterna).

Në Suedi është e zakonshme që një qeveri koalicioni të largohet kur një parti largohet nga koalicioni. Andersson, e cila është e gatshme të qeverisë me buxhetin e porsa miratuar, tha se nuk dëshironte të drejtonte një qeveri, legjitimiteti i së cilës vihet në pikëpyetje. 54-vjeçarja tani shpreson të jetë në gjendje të kthehet me një qeveri të pakicës thjesht socialdemokrate – dhe kujtoi se të Gjelbërtit edhe më tej do ta mbështesin atë si kryeministre./VOA

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull