10 gra nuk i mbijetuan dhunës në këtë vit

1 Minuta Lexim

 

 

Policia në krah të viktimave. Policia e Elbasanit shprehet në krah të viktimave femrore dhe apelon për të denoncuar dhunën ndaj tyre. 25 Nëntori është Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave. Kjo ditë, sipas policisë vendore,  shënon fillimin e fushatës së 16 ditëve të aktivizmit. – “Kjo fushatë është jo vetem sensibilizuese, por edhe për të treguar se jemi gjithmonë në krah të viktimave, çdo ditë, së bashku me bashkëpunëtorët tanë”,- thuhet në një promemorje të uniformave blu. Aty shtohet se , Policia e Shtetit e vlerëson thelbësor, besimin ndaj viktimave të dhunës, trajtimin dinjitoz dhe mosparagjykimin e tyre. Ndërkohë, nuk mungojnë edhe statistikat:

10 gra nuk i mbijetuan dhunës, gjatë vitit 2021! 3288 të tjera e denoncuan dhunën! 506 dhunues u arrestuan për dhunë në familje!

Sakaq , policia bën thirrje: – “Mos hesht! Denonco! Ta ndalim dhunën ndaj grave, TANI!”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull