Ka ndodhur në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës së gruas. Një 46-vjeçar në Peqin, dhunon ish-gruan. Në shenjë hakmarrjeje, i prish edhe makinën. Më pas grindet edhe me policët. Sipas burimeve zyrtare të policisë vendore, një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia. Kjo, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-gruas së tij, dhe më pas i ka dëmtuar asaj edhe makinën. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin. Kjo, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin. Sikur të mos mjaftonte kjo, ai ka kundërshtuar edhe punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë. Tashmë ai do të përballet me akuzat: “Dhunë në familje” dhe “Kundërshtimi të punonjësve të policies”.