Nga Gëzim BASHA –
Pesë shekuj përpara Krishtit, Euripidi, në tragjedinë, “Hipoliti,” flet qartë për rrezikun e retorikës mashtruese në politikë! Ja çfarë i thotë Mbretëresha Fedra bashkëshortit të saj, Tezeut,
Por, ah, ato fjalët pak si shumë joshëse,
Pērdhe i shembin qytetet plot jetë,
Shtëpitë dhe familjet krejt i rënojnë.
Është marrëzi t’i thuash tjetrit,
Vetëm ç’ka ai ka qejf të dëgjojë,
Shkurt, ne na duhen veç ato fjalë,
Që nderin e ruajnë në jetët tona.
Në Shqipëri ka ndoshta 30 vjet që nuk është venë në skenë Euripidi. Edhe po të vihej, pak do ta ndiqnin. Serialet turq dhe tradita e komedive shëtitëse, nga KPD e Nanos, tek Foltorja e Berishës, e kanë zaptuar audiencën qe vdes të mashtrohet rregullisht.
Renën tonë të përditshme falna sot…