Kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar ministrave të Brendshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, Bledi Çuçi dhe Xhelal Sveçla, që të heqin afatin prej 5 vitesh të lejeve të qëndrimit, dhe të mos vendosin një pengesë.
“Një pyetje kam se gjithmonë e kam këtë kuriozitet sesi funksion racionalja e një ministri të Brendshëm, pse e bëni këtë lejen 5 vjet prsh. Do martohen njerëzit dhe pas 5 vitesh do të vijnë prap tek ju që të konfirmojnë që janë bashkë, pse nuk e hiqni këtë 5-vjeçarin? E marrin lejen për tu martuar nga familjarët përkatës, ju njoftojmë se jeni martuar. Në këtë njoftim ju jepni lejen e qëndrimit e pse duhet të vijnë sërish pas 5 vitesh”, u shpreh Rama.
Në përgjigjet të shefit të qeverisë, ministri Svelça u shpreh se: “Në rastin që ju përdorët, patjetër që nuk do të ketë nevojë, d.m.th. për shembullin e martesës. Leja e 5-vjeçarit do të vlejë për studentët, për të punësuarit. Atij do t’i zgjatet leja, nuk nënkupton heqje.”
Rama: Hiqeni këtë, leje pse e mbani. Është pengese psikologjike. Pasi nëse e heqim në votë, do të dilni në minorancë ju të dy.
Çuçi: S’ka nevojë për votë, se i shtojmë një zero dhe e bëjmë 50 vjet.