Anija “Murat 729”, me flamur turk ishte nisur për në Itali kur pati probleme me motorin në Krete dhe lëshoi një thirrje emergjence. Ne bord ishin pakstaneze,afgane,siriane,iraniane,libaneze dhe shtetas te Bangladeshit-fluksi me i madh i azilkërkuesve nder vite…
Nga The Guardian-
Anija e mallrave me 382 emigrante u soll nëpër det për katër ditë përpara se Athina të detyrohej ti shpëtonte, pas thirrjes se emergjencës. Ai u konsiderua si operacioni me i madh i kërkim-shpëtimit ne Mesdheun Lindor prej një dekade. Por përpjekja për te shpëtuar qindra refugjate ne një anije te goditur ne Detin Egje ka çuar ne prendetime se operacioni kishte te gjitha shenjat e një refuzimi të jashtëligjshme përpara se roja bregdetare greke të detyrohej të ndryshonte taktiken.
Vetëm disa dite pasi 382 azilkërkuesit zbarkuan ne ishullin Kos, kritikat mbi kalvarin e tyre te “tej zgjatur” janë shtuar. Dr. Apostolos Veizis,drejtuesi i organizatës se ndihmës humanitare Interos Hellas tha : “Këta ishin burra, gra dhe fëmijë qe kërkonin mbrojtje dhe ata duhet te ishin dërguar ne një port te sigurte qe ne momentin kur anija dërgoi një sinjal rreziku.”
Porti me i afërt ishte vetëm disa kilometra me tej, por ne vend qe ti dërgonin atje, ata u lanë ne anije për katër dite, një periudhe e tejzgjatur e panevosjhme, pa akses për shërbimet baze. Anija “Murat 729”, me flamur turk ishte nisur për në Itali kur pati probleme me motorin në Krete dhe lëshoi një thirrje emergjence.
Ne bord ishin pakstaneze, afgane, siriane, iraniane, libaneze dhe shtetas te Bangladeshit-fluksi me i madh i azilkërkuesve nder vite, duke ndërmarrë një rruge qe sa vjen e behet me shume e populluar për refugjatet ne Evrope. Më shume se 100 anije, duke filluar nga jahtet e deri tek anijet e mallrave si “Murat 729”, mendohet se kane përshkruar detin ne jug te Kretës këtë vit. Nga ora 8:30 e asaj dite, Tommy Olsën, drejtuesi i organizatës joqeveritare norvegjeze “Aegean Boat Report”, qe monitoron lëvizjen e njerëzve ne zone, kishte marre fotografitë dhe videot e para nga pasagjeret qe kërkonin ndihme.
“Arrije te shikoje varkën duke u larguar nga ishulli dhe një patrulle helene te rojës bregdetare pranë saj. Ishte e mbushur me njerëz dhe brigjet e Kretës dukeshin qarte,”- u shpreh ai për The Guardian nga shtëpia e tij ne Tromso, ne veri te Rrethit Arktik.
Ajo qe e konfuzoi Olsenin, i cili pretendon se kontaktohet nga njerëzit ne vështirësi dhjetë here ne jave, ishte refuzimi i autoriteteve lokale te pranonin se e kishin gjetur vendodhjen e anijes.
“Perse zyrtaret greke do te këmbëngulnin se nuk e kishin gjetur varkën, e me pas do e tërhiqnin nga Kreta, dukej shume e çuditshme.” Shtoi Olsen një veteran i punës se solidaritetit me emigrantet ne ishujt e vijës se pare te Egjeut. “Menjëherë me beri te mendoj se ajo qe po shihnim nuk ishte vetëm një refuzim , por refuzimi më i madh i viteve. E tërhequr ne drejtim te Turqisë anija e goditur kaloi tre ditët e ardhshme duke u tërhequr zvarre neper det te hapur nga roja bregdetare greke.
“Çdo ore merrja vendndpdhjet anijes dhe mund ta shihje duke u vërtitur sa para-mbrapa. Nga ora 14:00 e ditës se enjte deri ne orët e hershme te se dielës, kur udhëtarët u lejuan te zbrisnin, udhëtoi 500km. Gjate gjithë asaj kohe njerëzit dërgonin mesazhe se nuk po u jepej as ujë dhe se disa ishin shume te sëmurë.”
Autoritetet greke e dalluan anijen “Murat 729” ditën e premte te datës 29 tetor, dukë thënë se ishte ne ujerat ndërkombëtarë jashtë Kretës dhe se Athina i kishte bere thirrje Turqisë ta merrnin mbrapsht. Shfaqja e anijes se mallrave kishte ardhur ne një sfond te përshkallëzimit te tensioneve midis dy vendeve, për flukset e parregullta te emigranteve…
Konflikti është thelluar pasi varkat qe transportonin emigrante dhe refugjate janë nisur, pa pengesa siç raportohet, nga brigjet turke, paravresisht se Ankaraja ra dakort te parandalonte flukset e paligjshme sipas një marrëveshjeje me BE-ne ne vitin 2016.
Qe nga marsi i vitit 2020,kur presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan inkurajoi mijëra emigrante te hyjnë ne Greqi-duke nxitur një krize qe do e bënte BE-ne te përforconte masat ne kufijtë e saj tokësorë dhe detare-Egjeu thuhet se është bere një teatër për kthime, me aktivistë te te drejtave te njeriut te cilët pretendojne se mijëra njerëz janë kthyer me force ne ujerat turke, përpara se te kishin mundësi te aplikonin për azil.
“Ajo c’ka është shqetësuese ne këtë rast, është se qeveria po përpiqej ti kthente mbrapsht njerëzit qe donin te kërkonin azil ne Greqi, përpara se te zhvillohej procedura e azilit. Kjo është një shkelje e ligjit te BE-se dhe te drejtave themelore,”- tha Minos Mouzourakis ne “Refugee Support Aegean”, organizata joqoveritare qe ofron ndihme ligjore për refugjatet dhe azilkërkuesit.
Refuzimet ishin nder çështjet kryesore ne bisedimet e zhvilluara ne Ankara, të mbajtura nga ministri grek i migracionit. Notis Mitarachi. Qeveria e qendrës se djathte te Kyriakos Mitsotakis ne Greqi i ka hedhur poshtë me force pretendimet për duke i atribuar si nje pjese e madhe e propagandës turke, por lideri pranoi se administrata e tij ndjek politika “te ashpra por te drejta” për menaxhimin e kufijve.
Duke shpjeguar kohëzgjatjen e nevojshme për ta sjelle anijen ne ankorim te sigurte, zyrtarët e Ministrisë se Migracionit ne Athine ia vunë fajin plotësisht refuzimit te Ankarasë për t’iu përgjigjur kërkesave te përsëritura për kthimin e anijes.
Po kritiket pretendojnë se odiseja te cilës iu nënshtruan refugjatet është gjithashtu ne kundërshtim me versionin e ngjarjeve te qeverise greke. Menjëherë pasi azilkërkuesit u sollën ne breg, Mitarachi vlerësoi rojën bregdetare duke thënë : “Greqia mori iniciative, duke ofruar mbështetje te menjëhershme humanitare për njerëzit ne nevoje, siç bëjmë gjithmonë.”
Grupet e ndihmave, duke lidhur sekuencën e ngjarjeve besojnë se ishte logjikisht e pamundur te shtyhej anija mbrapa, sepse ishte shume e madhe dhe kërkonte automatikisht qe rojet bregdetare greke te hynin gjithashtu ne ujera turke. Sapo u be e qarte se ishte i pamundur refuzimi, Athina iu drejtua apelit ndaj Turqisë tha Olsen, organizata e te cilit është midis nje rrjeti organizatash joqeveritare te akuzuara nga zyrtaret greke për ndihme dhe nxitje te kontrabandisteve te njerëzve, akuza qe ai i hedh posht me shume bindje.
“Tashme e dimë se kishte 136 fëmijë ne mesin e pasagjereve dhe njerëzve me nevoja te veçanta. Ne vend qe Roja Bregdetare, e cila është shërbim shpëtimi, ti sillte ata ne vend te sigurte, qeveria zgjodhi ti mbante ne bord dhe ti lëvizte vërdallë ndërkohë qe përpiqej te arrinte nje marrëveshje me Turqinë Marrëveshjet janë për biznese, jo për njerëz qe kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare,” komentoi Veizis, duke këmbëngulur se ishte mungesa e kalimit te sigurte dhe te ligjshëm ne Europe, ajo qe po i detyronte njerëzit te ndërmerrnin rruge kaq te rrezikshme.
Te vendosur ne qendrës e pritjes te rrethuar me tela me gjemba ne Kos, pasagjerëve te anijes “Murat 729” do u jepet e drejta e aplikimit për azil. Procesi nuk pritet te jete aspak i lehte: te gjithë duhet ti nënshtrohen 14 ditëve karantine edhe nëse asnjë deri tani nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Tashme Mitarachi i ka bere te qarta synimet e tij. Duke njoftuar nje takim me ambasadoret e Pakistanit dhe Bangladeshit javën e ardhshme, Ministri i Migracionit tha se do te kërkonte kthimin e te gjithë atyre qe nuk e meritonin azilin, ne vendet e tyre. Shtetasit pakistaneze dhe te Bangladeshit përbënin 252 nga 382 pasagjeret e anijes./ The Guardian. Përktheu nga anglishtja: Xhoela SHYTI/