Rita Ora feston ditëlindjen, mamaja e uron duke i postuar pamje nga fëmijëria: Zog… (VIDEO)

1 Minuta Lexim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston ditën e sotme ditëlindjen. Mamaja e saj, Vera Ora, është kujdesur që të bijës t’i bëjë një urim të veçantë në profilin e saj në “Instagram”.

Vera ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet duke kënduar e kërcyer me Ritën, kur kjo ka qenë e vogël.

“Gëzuar ditëlindjen zog. Këtu jemi ne duke kërcyer e duke bërë qejf ndërkohë që ti hyje në këtë botë magjike”, shkruan Vera në statusin që në fund nuk harron t’i japë të drejtën e autorit Elenës që xhiron.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull