Rama: Jo marrëveshje për tu mbetur në letër, por prioritete mbi prioritete

2 Minuta Lexim

 

Kryeministri i Shqipërisë u ka apeluar ministrave të kabinetit të tij.  – “Marrëveshjet të mos  mbeten në letër! Ato janë prioritet i prioriteteve dhe  rreshtohen në krye të agjendës të të gjithëve”

Kryeministri, Rama ka shprehur domosdoshmërinë, që të gjitha marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Kosovës të mos mbesin  në letër, sic mund të kishte ndodhur rëndom. Sipas tij, ato janë prioritet i prioriteteve dhe në krye të agendës së cdo ministri.

– ‘Koordinimi ngushtësisht mes nesh është themelor dhe besoj se këto marrëveshje, që firmosim sot,  nuk janë marrëveshje të radhës e të mbesin në kalendat greke. Ato janë të bazuara në arritjen e një përfundimi të përbashkët. Duhet të zbatojmë me shpejtësi ato masa, që janë të qarta. Dhe këto, nga dakordësitë në letër,  të kalohet në një realitet konkret. Ajo, që sot finalizojmë, është krijimi i Sekretariatit Koordinues Qeveritar.  Ai do të jetë një ndjekës në detaje e do të raportojë pranë dy zyrave të kryeministrave, pasi duhet shpejtësi, për të arritur rezultatet”.

Nderkohë, kryeministri shqiptar është shprehur: – “Dua të theksoj diçka,  që me Albinin e kemi gjetur si emërues të përbashkët, të vullnetit për të ekzekutuar ato, që vendosim. Sot nuk jemi në një mbledhje,  që ka gjithmonë peshën e vet simbolike, por sot me vjen mirë që jemi në një mbledhje punësh konkrete të materializuara në punë konkrete. Është prioritet,  që gjithçka që kemi vendosur,  të jetë në krye të agjendës së punës të të gjithë ministrave përkatës, që këto fjalë të nënshkruara,  të mos mbeten fjalë”.

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull