Kurti: – Bashkëpunimin dhe mbrojtjen ndaj njëri-tjetrit e kemi detyrë të lartë

1 Minuta Lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pohuar gjatë mbledhjes së dy qeverive ,  se Shqipëria dhe Kosova e kanë detyrë bashkëpunimin dhe mbrojtjen ndaj njëri-tjetrit.

–       “Bashkëpunimin me njëri-tjetrin e kemi për detyrë, sikurse edhe mbrojtjen e njëri-tjetrit. Jemi më shumë sesa dy shtete,  për tu shpërqëndruar. Duhet ta gjejmë thirrjen e gjuhën e përbashkët. Çdo e mirë e njërit, mund të përcillet tek tjetri. Qartësia dhe veprimi i përbashkët na udhëzon vetë drejt rrugës. Hekurudha e përbashkët është rritje e rëndësisë së portit më të rëndësishëm të shqiptarëve. Ne jetojmë me fqinjët tanë dhe kemi një të kaluar të përbashkët, por  do ta ndajmë edhe të ardhshmen. Ne po hapim pika kufitare të përbashkëta. Po rrisim bashkëpunimin kulturor. Po rrisim bashkëpunimin në të gjitha fushat. Le të përshpejtojmë hapat e veprimit”, ka deklaruar kryeministri, Kurti ndër të tjera.

 

 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull