KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË: – “ HAPA DREJT TREGUT TË PËRBASHKËT, SHQIPËTARËT TË STUDIOJNË, PUNOJNË E NË PENSION NË DY ANËT E KUFIRIT”
Kjo është mbledhja e 7 e përbashkët e dy qeverive. E para , u mbajt më 11 janar 2014. 15 marrëveshje u firmosën në mbledhjen e fundit mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. Ndër to, firmoset ajo për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrjes e daljes së mallrave.
Marrëveshjet e përbashkëta
- Marrëveshja mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm.
- Marrëveshja për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit
- Marrëveshja ndryshuese e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar, Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash)
- Marrëveshja “Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet civile dhe tregtare”
- Marrëveshje në parim, për sigurimet shoqërore
- Marrëveshje për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore, ose të kontrollit të hyrjeve e daljeve të mallrave
Kalendari Kulturor Vjetor, Shqipëri-Kosovë, 2021-2022
- Marrëveshje në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS dhe MK.
- Protokoll Bashkëpunimi Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës s Shqipërise dhe Qeverise së republikës se Kosovës për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar.
- Marrëveshje për studimin e fizibilitetit për ndërtimin e hekurudhës, Durrës-Prishtinë
- Marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të Kosovës
- mMarrëveshje për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (te konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave)
- Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit.
- Manuali Për procedurat standarde te operimit ne piken e përbashket te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vermice
- Marrëveshje për qasje të ndërsjelltë në modulet e riskut
- Marrëveshje ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës.
Ndërkohë, Kryeministri Rama tregoi hapat drejt arritjes së një tregu të përbashkët mes dy vendeve.
-“Krijojmë kushte shumë më të favorshme për të dyja anët e kufirit për aksesin në tregun e punës, dhe një tjetër hap për një treg të përbashkët, ku shqiptarët mund të studiojnë, punojnë dhe pastaj të dalin në pension pavarësisht vendit gjeografik ku është. Njohja e sigurimeve shoqërore jep një mesazh të plotë për lirinë e ccdo shqiptari për të jetuar e punuar në të anët e kufirit. Të diplomuarit e universiteteve tona shumë shpejt do të kenë njohje automatike diplomash. Hiqet menjëherë një procedurë burokratike e mbuluar me shkresa”, deklaroi kryeminstri, Rama