ITALI – Juventusi është sërish në telashe. Mediat italiane shkruajnë se Guardia di Finanza ka ushtruar një kontroll të befasishëm gjate natës në selinë e klubit sportiv Juventus.
Guardia di Finanza e Torinos ka nisur një proces hetimor e ka vënë nën hetim Presidentin e klubit Agnelli, nën presidentin Nedved, si dhe ish drejtorin sportiv Paratici.
Ata akuzohen për deklarim fals të bilanceve të klubit në vitet 2019- 2021.
Në listën e të hetuarve janë dhe Shefi i Corporate & Financial Officer Stefano Cerrato, ish Shefi i Corporate & Financial Officer, Stefano Bertola e ish drejtuesi financiar Marco Re.
Sipas mediave italiane, policia të enjten në darkë ka shkuar në zyrat e klubit dhe ka marrë dokumente sa u përket transfertave të kryera në tre vitet e fundit, ku dyshohet se janë bërë bilance të rreme financiare. Dyshohet për lëvizje fiktive që kapin shumën 50 milionë euro.