Kokainë dhe euro…/ Policia arreston 29-vjeçarin

1 Minuta Lexim

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Sipas njoftimit të bluve të kryeqytetit në pranga ka rënë 29-vjeçari me iniciale A.H, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë sekuestruar rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe një peshore elektronike që dyshohet se shërbente për ta ndarë në doza të vogla sasinë e kokainës.

Njoftimi i policisë Tiranë:

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 29 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, shuma parash rreth 21.000 Euro dhe rreth 273.000 lekë (të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike) dhe një peshore elektronike” njofton policia.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull