Një sherr masiv është shënuar mbrëmjen e djeshme në veri të Mitrovicës.
Bëhet me dije se sherri ka nisur mes disa të rinjve, ku më pas ka degjeneruar dhe në përdorimin e armëve. Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e sherrit dhe të shtënave me armë.
Dy nga tre të plagosurit, shqiptar të Kosovës kanë plagë nga arma e zjarrit në këmb.
Ende nuk dihet shkaku i debatit dhe arsyeja që ka çuar në këtë sherr masiv. Edhe në videon e mëposhtme shihet një numër i madh personash teksa përplasen me njëri tjetrin.