Lionel Messi ka arritur të koleksionojë mbrëmjen e djeshme për të 7-tën herë “Topin e Artë”, duke vazhduar “mbretërimin” e tij në botë.
Messi kishte zgjedhur të shkonte familjarisht në ceremoni së bashku me gruan dhe 3 djemtë e tij.
Ylli argjentinas pozoi bashkë me gruan dhe fëmijët, Tiago, Mateo dhe Ciro, dhe pas kësaj është dëgjuar teksa njëri nga fotografët ka kërkuar që gruaja e argjentinasit të largohet që të mund të kishin një portret të sulmuesit vetëm me djemtë e tij.
Ky vendim e ka mërzitur argjentinasin që i ka kërkuar menjëherë gruas që mos të bënte asnjë hap më tej dhe të rikthehej pranë tij.