Tentuan të hyjnë me forcë në rafineri, procedohen 9 naftëtarët e Ballshit

1 Minuta Lexim

Nëntë naftëtarë të Ballshit janë procedure penalisht, pasi ditën e djeshme kanë tentuar të futen me forcë brenda rafinerisë.

Në njoftim thuhet se punonjës dhe ish punonjës kanë tentuar të hyjnë me forcë dhe kanë dëmtuar derën kryesore.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasit: G. M., 60 vjeç; N. L., 58 vjeç; B. H., 54 vjeç; J. H., 54 vjeç; K. J., 46 vjeç; R. H., 53 vjeç; L. H., 54 vjeç; A. I., 48 vjeç dhe A. N., 56 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në hyrjen kryesore të KPTHN-Ballsh, janë grumbulluar përpara uzinës bashkë me disa ish-punonjës të tjetë të kësaj uzine, dhe kanë tentuar të hyjnë me forcë në ambientet e brendshme të saj, duke dëmtuar derën kryesore” njofton policia.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull