Manja me dorë të hekurt “kap rastet e rënda” të korrupsionit në Kadastrën e Durrësit

2 Minuta Lexim

Njësia Antikorrupsion ka denoncuar në Prokurori tre zyrtarë të Kadastrës së Durrësit, një doganier në Korçë si dhe një punonjës të Drejtorisë të Transportit Rrugor.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një deklaratë për media tha se dy punonjës të Kadastrës së Durrësit ka rezulutuar se kanë dhënë legalizime në kundërshtim me ligjin, ndërsa i treti e kishte dhënë lejen e legalizimit një javë para se të mbërrinin dokumentet e nevojshme.

Manja tha se doganieri në Korçë rezultoi se kishte arritur të punësohej duke falsifikuar dokumentet. Lidhur me këtë rast është kallëzuar edhe një noter.

Ndërsa në DPSHTR është zbuluar një rast i dhënies rë rryshfetit.

Pjesë nga deklarata e Manjës:

Konstatoj se të gjitha rastet e referuara nga njësia anti-korrupsion, janë regjistruar si vepra penale dhe po hetohen me seriozitet maksimal. Ndërkohë rasti i Fierit ku ne denoncuam dy inspektorë të AKU gjykata e Fierit ka caktuar masat.

Sot jam këtu para jush të ndaj me ju disa raste të reja praktikash anti-korrupsion për të cilat ka përfunduar hetimi administrativ.

E filloj me Kadastrën ku kemi dhe rastet më të shumta. Bëhet fjalë këtë radhë për kadastrën e Durrësit ku ka përfunduar hetimi për tre rastet e sotme. Dy rastet e para kanë të bëjnë me dhënien e lejeve të legalizimit në kundërshtim me ligjin. Rasti i tretë është dhe më flagrant, është printuar leja e legalizimit dhe i është dhënë qytetarit dhe më vonë janë bërë dokumentat përkatëse që duhet të shoqërojnë lejen e legalizimit. Pra është printim lejesh legalizimi, merre njëherë lejen se dokumentat vijnë mbrapa.

Rasti tjetër ka të bëjë me doganën e Korçës, ku një nënpunës i administratës doganore, ia ka arritur të bëhet pjesë e doganës nëpërmjet dokumentave të falsifikuara, kemi denoncuar përveç doganierit edhe një noter.

Dhe rasti i fundit për sot ka të bëjë me DPRTSH ku kemi patur një rast të pastër të rryshfetit në sportel, ka qenë edhe një sekser.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull