Ronaldo nuk njeh pengesa, përmbys Arsenalin dhe realizon 801 gola në karrierë

2 Minuta Lexim

Përtej problemeve të Manchester United dhe rotacionit të trajnerëve, Kristiano Ronaldo është gjithnjë aty, protagonist me golat e tij edhe tek djajtë e kuq.

Ylli portugez shënoi dy gola në fitoren e vështirë 3 me 2 të Manchester United kundër Arsenal në javën e 14 të Premier League.

 

Ndeshje e vështirë për të zotët e shtëpisë, edhe për meritë të topçinjve, të cilët luajtën një ndeshje në nivele të larta. Smith Roui kaloi në avantazh londinezët në minutën e 13 përpara se pjesa e parë të mbyllej në fund me një gol barazimi të Bruno Fernandez. Në startin e pjesës së dytë Junaitid përmbys gjithçka me golin e parë të Ronaldos, mirëpo Arsenali është i gjallë dhe shënon një gol barazimi shumë të bukur me Odegard.

 

Megjithatë ndeshja vendoset nga një 11-metërshi i kthyer në gol nga Ronaldo, i cili festoi 801 gola si profesionist në karrierë, shifra vërtet impresionuese.

 

Në klasifikim Arsenal ka 23 pikë, 2 më shumë sesa djajtë e kuq. Në anën tjetër Conte gjeti fitoren e dytë radhazi në kampionat si trajner i Totenham. Spursat mundën Bredford 2 me 0 falë autogolit të Kanjos dhe realizimit të Min Son, duke qenë tashmë vetëm 2 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Uest Ham.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull