Reshjet e shumta në qarkun e Elbasanit kanë sjellë si pasojë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrjetin elektrik. Mësohet se në disa akse rrugore ka patur masive dherash dhe gurësh të rëna në rrugë, si dhe ndërpreje të energjisë elektrike. Për këtë shkak, ka probleme të mëdha në qarkullimin e mjeteve. Ndërkohë, bëhet me dije se, në bashkinë e Përrenjasit dhe në disa fshatra për rreth, ka patur mungesa të përkohshme të energjisë elektrike. Probleme ka patur edhe në fidrin numër 7-të e 8-të, ku si pasojë kanë krijuar mungesa të përkohshme të furnizimit me energji në disa fshatra për rreth Elbasanit, si dhe në fidrin numër 4-ër në Bashkinë Cërrik, i cili shkaktoi mungesa të energjisë elektrike në Mollas e Pishaj të bashkisë Gramsh. Sidoqoftë, situata e motit, rënduar nga reshjet e shiut, mbetet nën kontroll të vazhdueshëm.