Mbrojtësi brazilian i pafat, përplas për vdekje një çiklist në autostradë

1 Minuta Lexim

Futbollisti brazilian i Flamengos, Ramon është përfshirë në një aksident automobilistik që i ka kushtuar jetën një çiklisti. Mbrojtësi 20-vjeçar ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij, teksa ka përplasur një çiklist dhe më pas ka ndalur menjëherë për të njoftuar ndihmën e shpejtë.

Megjithatë asgjë për të bërë për çiklistin, që ka humbur jetën në moment, ndërsa vetë Ramon është shoqëruar në polici, ku ka dhënë dëshminë e tij për rastin në fjalë.

Nga ana tjetër, autoritetet policore në Rio De Janiero kanë deklaruar se po marrin në pyetje të tjerë dëshmitarë të ngjarjes dhe analizuar pamjet e kamerave, për të rindërtuar skenën e aksidentit dhe për të evidentuar më pas shkakun.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull