“2022 është viti juaj”/ Rama uron të rinjtë për 8 dhjetorin me këtë video

1 Minuta Lexim

Në ditën e Rinisë, kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale. Bashkëngjitur me këtë video, kreu i qeverisë shkruan se kjo datë i kushtohet vetëm të rinjve.

Edi Rama thotë gjithashtu se në vitin 2022, Tirana do të jetë kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Mirëmëngjes dhe me ditën që mbetet e re çdo vit, 8 dhjetori që i dedikohet vetëm të rinjve, e me Tiranën që në 2022-in do të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull