1 vit nga vrasja e Klodian Rashës, flet babai: Shteti të gjejë personin që vendosi armën pranë trupit të djalit

1 Minuta Lexim

Sot, në sheshin “Skënderbej” janë zhvilluar homazhe në ndër të Klodian Rashës, i cili u vra një vit më parë nga efektivi i policisë.

Ndërsa kanë kaluar një vit nga vrasja e të riut, babai i tij, Qazim Rasha, ka kërkuar nga shteti zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e personit që ka vendosur armën pranë të birit. Sipas tij, personat që u përpoqën të përbaltin dhe inkriminojnë djalin e tij duhet të mbajnë përgjegjësi.

Në fjalën e tij para mediave, ia deklaroi se nëse shteti nuk e vendos drejtësinë në vend, ai do ta bëjë vetë.

“Më esencialja që kërkoj është zbardhja e inkriminimit që persona të caktuar u munduan që fmin ta përbaltin, inkriminojnë dhe të arrijnë deri aty sa të vendosin edhe armën aty sa fëmija të bëhet kriminel. Ja kërkoj shtetin që përbaltjen e djalit, inkriminim dhe personin që vendosi armën ta gjejë, sa unë nuk kam vendos akoma për ta kërkuar dhe për ta gjetur vetë. Lus Zotin që tragjedi dhe plagë të tilla të mos përjetojë asnjë person”, u shpreh ai ndër të tjera.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull