Elbasan: – Arrestohen katër, procedohet një

2 Minuta Lexim

 

Elbasan: – Arrestohen katër, procedohet një

Në DVP,  Elbasan u krye një arrestim në flagrancë. Kjo, për veprën penale, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Arrestii është kryer për të shtetasit, L. N., 32 vjeç, banues në Librazhd, dhe proceduan penalisht për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin B. P., 21 vjeç, banues në Librazhd. Kjo, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, në fshatin Hotolisht, shtetasi L. N., duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur motomjetin me drejtues shtetasin B. P., i papajisur me leje drejtimi. Për pasojë është dëmtuar shtetasi B. P., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. K., 21 vjeç, banues në Elbasan. Kjo, pasi, në fshatin Rrapun, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Këto ndaj  shtetasit K. K., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë kontrollit fizik, ka kundërshtuar shërbimet e Policisë. Këto të fundit, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Q., 47 vjec, banues në Elbasan. Ky I fundit ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull