Elbasan: – Mësuesit, mesazh prekës për ish-nxënësin e tyre…

1 Minuta Lexim

Elbasan: – Mësuesit, mesazh prekës për ish-nxënësin e tyre…

Mësuesit kanë përcjellë një mesazh prekës për ish-nxënësin e tyre, që humbi jetën tragjikisht. Dedikimi është mjaft prekës:

“Rei i reve të qiellit, i yjeve, i dritës së përjetesisë. Eshtë një vend në bankën e tretë…”.

Ky është një pasazh ngadhnjyes për të riun që humbi jetën në Elbasan. Arsyeja?! Sepse në një aksident tragjik, që ndodhi dje në aksin Librazhd-Elbasan, Rei 21-vjeçar humbi jetën me makinë. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Mengël. Automjeti, me të cilin udhëtonte 21-vjeçari , Rei Palloshi, doli nga rruga dhe për pasojë rezultoi tragjik. Dhimbja është e madhe për familjen, të afërmit e shoqërinë tij.  Kanë ngushëlluar e shrkuar një mesazh prekës edhe mësuesit e të riut në shkollën, ku ishte nxënës.

Ja dhe postimi i mësuesëve:

“Rei i reve të qiellit, i yjeve, i dritës së përjetësisë. Eshtë një vend në bankën e tretë të mendimeve tona, që do të jetë përherë i yti. Do të të kërkojmë në boritë e makinave buzë rrugës. Do të dëgjojmë tërë jetën zërin tend! Do të mbetesh përjetësisht yni, Rei. Që nga Parajsa, ti sot na përshëndet mes yjeve”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull