Terrorizonin fshatin me armë, gjykata lë në burg dy të rinj

2 Minuta Lexim

Terrorizonin fshatin me armë, gjykata lë në burg dy të rinj

Dy të rinj, që kohë më parë kanë terrorizuar banorët e fshatit, gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin “Arrest me burg”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Polis-Gostimë të rrethit të Librazhdit. E.  Ç. dhe E. D.  janë prangosur dhe lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit.  Ata akuzoheshin se terrorizonin dhe konfliktoheshin me armë me banorët të  fshatit Polis-Gostimë të Librazhdit.

Burime policore bëjnë me dije se E. Ç. është i përfshirë në ngjarjen e nëntorit   të vitit të kaluar në Elbasan. Në këtë ngjarje mbeti i plagosur, E. Ç. Ky i fundit  rezulton të jetë  vëllai i A. Ç. , që u arrestua në marsin e këtij viti.  Ndërsa shoku i tij, E. D. nuk u gjend në lokal. Ishte futur në tualetin e  kafenesë. Ndërsa policia ka ushtruar kontroll në lokal, E.Ç u ka thënë se E. D.  nuk e dinte se ku kishte shkuar. Kontrolli ka vijuar jashtë lokalit.

Për E. D. kishte dyshime se fshihej tualet. Pas pak minutash  del nga tualeti,  E. D. Ky i fundit ishte dëmtuar në kokë, por ka thënë se ishte rrëzuar nga një pemë. Policia  ka kontrolluar jashtë, ku pas dritares kanë gjetur një armë zjarri  e tipit pistoletë. Arma është sekuestruar ndërsa dy djemtë janë arrestuar. Pritet se cfar do të vendosë Gjykata e Faktit në seancën e radhës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull