Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

1 Minuta Lexim

Ditën e sotme parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët.

Reshje shiu do te kete që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar e deri të lartë në Jugperëndim të vendit. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 600 metra do ketë reshje bore, ndërsa në juglindje në lartësinë mbi 900 metra.

Do ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina në orët e mëngjesit dhe ngrica në ekstremet malore.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do jetë e fortë përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore me shpejtësi deri në 20-25m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5 dhe 6.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull