KPA shkarkon nga detyra Luan Dacin/ Gjyqtari: Do drejtohem deri në Strasburg për të drejtën time

1 Minuta Lexim

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të enjte shkarkimin nga detyra të gjyqtarit, Luan Daci, ish-anëtar i KPA.

Mirëpo, Daci, në një prononcim për mediat tha se anëtarët e këtij institucioni kanë shkelur dy kushtetuta për vendimin e dhënë, ndërsa paralajmëroi se për të drejtën e tij do të drejtohet deri në Gjykatën e Strasburgut.

Daci është shpallur fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Ai ishte i dënuar me 6 muaj burg, dënim ky që u konvertua me shërbim prove, ndërsa akuzohej për veprën penale të ‘Falsifikimit të dokumenteve’. Hetimi ndaj Dacit nisi pas denoncimit në SPAK nga Besnik Cani.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull