Unë jam një grua…

4 Minuta Lexim
Nga Diana TAHIRI-
Sociologe*
Gratë inkurajohen të jenë gra, të mbeten gra dhe të bëhen gra, pasi ne nuk kemi lindur për të, ne bëhemi (Beauvior, 1986) […] Emelié Durkheim dikur tha se individi lind në një shoqëri që ekziston. Pra, individi, lindë në një shoqeri aty ku normet, vlerat ekzistojn. Pra, ne jemi inkurajuar të ballafaqohemi me shoqerin/komunitetin dhe të konsiderohemi si “seksi tjetër” ose si grup minoriteti midis shoqeris individuale dhe komunitetit kolektivist. Si grua pritet të kemi role shumfishe, role të cilat janë të intensifikuar në një luftë midis lirisë dhe varësisë. Unë jam një grua ku malli dhe prodhimi im është rezultat i rolit tim si vajzë, grua, nënë, në një makineri patriarkale. Roli im si punëtor nuk i përket vetes sime, por botës objektive që pritët ta krijoj. Unë jam gruaja që pritet të nënshtrojë patriarkatin ashtu siç punëtori nënshtron kapitalistin, me një ndarje pune të përbërë nga praktika të përhershme, kontekstuale, nëse jo vlera hierarkike.
Unë jam “seksi tjeter” e vetëdishme se çlirimi im nuk qëndron në idenë filozofike të pranimit të pozicionit tim, diçka që pretendonte Hegeli. Jo, jam e vetëdijshme se çlirimi im si ai i punëtorit mund të arrihet vetëm në një histori të jetës njerëzore, në botën reale të thelbit ekonomik dhe politik. Sepse nëse unë si grua lejoj që situata ime të pranohet si pjesë e fatit tim, rrezikoj të përfundoj në nënshtrim, duke u ndjerë e tjetërsuar në rolin tim, lëkurën time dhe nga ana tjetër, e izoluar nga shoqëria. Në dy dekadat e fundit që nga përfundimi i luftës së Kosovës në vitin 1999, shoqëria ka vazhduar të përballet me probleme të ndryshme shoqërore, duke filluar nga rritja e korrupsionit, papunësia, deri te dhuna ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Hulumtimet kanë treguar se pasojat e rritjes së papunësisë, korrupsionit, besimit të kufizuar në mekanizmat e qeverisë, kanë rritur vlerat patriarkale brenda familjeve të ndryshme, gjë që nga ana tjetër ka ndikuar edhe në mundësitë e grave për të raportuar çdo lloj krimi të dhunshëm. Kjo do të thotë se Kosova si vend është ende një shoqëri patriarkale dhe kolektiviste ku dhuna e burrave ndaj grave mund të shihet si një problem i normalizuar shoqëror. Arsyeja kryesore është se në disa grupe të veçanta vlerat dhe zakonet e vjetra patriarkale p.sh. Kodi i Lekë Dukagjinit justifikon dhe normalizon dhunën e burrave ndaj grave si një devijim të pranuar.
Kjo do të thotë se mund të trashëgohen zakonet kontekstuale, historike të cilat nga ana e tyre mbeten një formë nderi e përditshëm dhe për këtë arsye shumë nuk janë të vetëdijshëm për ekspozimin e tyre ndaj p.sh. shtypjes me bazë gjinore. Një shpjegim i mundshëm mund të jetë se normat e nderit mund të interpretohen si një mënyrë jetese; ku konceptet se si diçka “duhet të jetë” dhe “është” legjitimojnë rolin social të individit). Në Kosovë, p.sh. jeta martesore për shumë gra bazohet zakonisht në normat tradicionale të martesës, ku mënyra e tyre e jetesës zakonisht karakterizohet nga urdhrat dhe vendimet e burrave – bazuar në pritshmëritë dhe kërkesat e familjes Përfundimi që mund të nxirret nga hulumtimet sociologjik dhe nga disiplina te ndryshme të bazuara me evidenc, është se reagimi i grupit ndaj dhunës mund të jetë gjithashtu një faktor i fortë ndikues. Sa më shumë që një grua i nënshtrohet vullnetit të burrit të saj dhe legjitimimit të zakoneve të mjedisit, aq më shumë rritet rreziku i rivendosjes së dhunës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull