Një çerdhe në qytetin e Fierit është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Bëhet me dije se zjarri ka rënë në çerdhen numër 4 në lagjen “15 Tetori” të qytetit të Fierit. Sapo kanë vënë re zjarrin edukatoret kanë evakuuar me shpejtësi 33 fëmijët. Sipas informacioneve asnjë fëmijë nuk ka pësuar dëmtime dhe janë jashtë rrezikut për jetën.